Kosova

Ngjarjet e datës 16 prill 2019

– Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reqica raporton para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me Sigurinë, shëndetin dhe kushtet e punës në sektorin privat në Kosovë dhe gjendja momentale lidhur me Koncept dokumentin dhe draftligjin gjithë përfshirës për skemat pensionale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)  

– Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te Shtatorja e Shkëlzen Haradinaj në Pejë. (Shtatorja e Shkëlzen Haradinaj në Pejë, ora 10:00)

– Mbahet hapja solemne e Panairi Ndërkombëtar Expokos 2019. (Pallati i Rinisë, ora 10:00)

– Ministrja e Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha raporton para Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me shqyrtimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit 2019-2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)  

– Kryeparlamentari Kadri Veseli, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të bëjë përurimin e terrenit sportiv në komunën e Kaçanikut. (Kaçanik, ora 11:00)

– Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00 

 – Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan. (Fshati Gllogjan, ora 11:00) 

– Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për të Drejtën Ndërkombëtare Private, me raport amendamente të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)   

– Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi, do të mbajë një konferencë për media në të cilën do të shpaloset raporti tremujor i Gjykatës Themelore Gjilanit. (Objekti i Gjykatës,  ora 13:00)

– Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi i Strategjisë Shtetërore Kundër Korrupcionit 2019-2023 dhe Planit të Veprimit, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:00)