Kosova

Ngjarjet e datës 16 maj 2019

– Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

– Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj do të dorëzojë lumin “Lepenc” tek ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, pas rehabilitimit të tij në kuadër të ndërtimit të autostradës “Arbën Xhaferi’. (Kyçja në Doganaj, Ferizaj, ora 10:00)

– Mbahet dita e dytë e konferencës ndërkombëtare për Siguri Kibernetike dhe Privatësi IV. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

– Zyra e BE-së organizon ngjarjen përmbyllëse të projektit të binjakëzimit të BE-së ‘Fuqizimi i formulimit të politikave dhe hartimit të legjislacionit’. (Hotel Sirius, ora 10:30)

– Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri merr pjesë në takimin përmbyllës të Projektit të Binjakëzimit “Fuqizimi i Formulimit te Politikave dhe Hartimit të Legjislacionit’’, i menaxhuar nga Zyra e BE-së dhe i realizuar nga Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar. (Hotel Sirius, ora 11:00)

– Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe Shkencore me rastin e 20- vjetorit të zhdukjes së veprimtarit Ukshin Hoti. (Oborri i Universitetit “Ukshin Hoti”, Prizren, ora 11:45)

– Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Politike dhe Shkencore me rastin e 20- vjetorit të zhdukjes së veprimtarit Ukshin Hoti, organizuar nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit. (Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, ora 12:00)

– Ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi do të marrë pjesë në  Diskutimin Publik me qytetarët e Kamenicës për Projektin “Hidrosistemi Kikë – Kremenatë”. (Ambientet e Komunës së Kamenicës, ora 13:00)

– Instituti Demokratik i Kosovës organizon diskutimin mes qytetarëve dhe kryetarëve të komunës së Mitrovicës dhe Vushtrrisë, rreth deponisë regjionale të mbeturinave në Koshtovë, komuna e Mitrovicës. (restaurant “Ibri” Koshtovë në Mitrovicë, ora 14:00)

– Promovohet libri “Marketing Politik” i autorit Mustaf Pllana. (Biblioteka Kombëtare, ora 14:00)

– Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon një vizitë punë në Policinë e Kosovës. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, ora 15:00)

– Galeria Qahili organizon hapjen e ekspozitës Unusual Message e cila shpalos krijime të 72 artistëve e njëkohësisht profesorëve të 12 Universiteteve të ndryshme të botës. (Galeria Qahili, ora 19:00)