Kosova

Ngjarjet e datës 16 janar 2020

– Mbahet seanca përfundimtare në procesin gjyqësore kundër prof. dr. Sadri Ramabajës, i njohur edhe si rasti “Syri i Popullit”.  (Gjykatën Themelore në Prishtinë, ora 9:30)

– Policia e Kosovës do ta bëjë prezantimin e raportit vjetor të vitit 2019, ku do të shpalosen të arriturat, statistikat dhe aktivitetet policore përgjatë këtij viti. (Salla e takimeve në drejtori të përgjithshme, ora 10:00)  

– Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Komuna e Drenasit bëjnë inaugurimin e laboratorit të teknologjisë dhe inovacionit në Gjimnazin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Drenas. (Objekti i gjimnazit në Drenas, ora 10:00) 

– Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Rahovecit. (Shtëpia e Kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec, ora 11:00)

– Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj mban konferencën e radhës. (Zyret e Degës në Prizren, ora 11:00)

– Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Gjakovës. (Shkolla “Prenk Jakova” në Gjakovë, ora 14:00) 

– Aleanca Franceze e Prishtinës në nderë të leximit do të organizoj një punëtori për fëmijë  ‘Nata e Leximit’ e cila synon promovimin e leximit pranë të rinjve. Me këtë rast, Aleanca Franceze e Prishtinës. (Aleanca Franceze, ora 18:00) 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.