Kosova

Ngjarjet e datës 15 korrik 2019

– Atletët dhe delegacioni i Kosovës të cilët morrën pjesë në Kampionatin Ballkanik U18 që u mbajt në Stamboll do të khehen sot në Prishtinë. (Aeroporti i Pirshtinës, ora 8:00)

– Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës do të hapë solemnisht kryesimin e Republikës së Kosovës në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore apo siq e quajmë shkurtimisht SEECP dhe njëherit do t’i prezantoj prioritetet e Republikës së Kosovës gjatë këtij kryesimi. (Hapësirat e MPJ-së, ora 9:50)  

– Për nder të 1 vjetorit të vdekjes së Kapiten Sejdi Krasniqit, komandant i Kompanisë së Deminimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së, organizohen homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë. (Landovicë, ora 10:00)

– Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ministrin Federal të Gjermanisë për Shëndetësi, Jens Spahn. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

– Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën “E ardhmja e raporteve Kosovë-Serbi nga perspektiva e qytetarëve në Kosovë”, në një diskutim mes qytetarëve dhe deputetit Dukagjin Gorani, zëvendësministrit Anton Berisha, ish-deputetes Rada Trajković, si dhe ish-ministrit Nenad Rašić. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 10:00)  

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri raporton para Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit lidhur me procesin e rekrutimit të noterëve të rinj, administratën e sistemit të Drejtësisë dhe kërkesat e Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës që lidhen me Ligjin e Pagave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)   

– Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, për nder të 1 vjetorit të vdekjes së Kapiten Sejdi Krasniqit, komandant i Kompanisë së Deminimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së, organizohet akademi përkujtimore. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 11:00)  

– Pjesëmarrësit e Festivalit te Animacionit “Anibar” do të mund të ndjekin prezentime nga artistë dhe prodhues filmash në “Coffee & Talk”, pjesën e festivalit ku do të kanë mundësi të ulen për të pirë kafe dhe për të bashkëbiseduar me regjisorët e filmave që do të shfaqen në Anibar. (Kafiteri “Exit Bar”, në Pejë, ora 11:00)

– Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon vizitë pune në Komunën e Vushtrrisë ku do te takohet me kryetarin e Komunës Xhafer Tahiri. (Ndërtesa e Komunës, ora 14:00)

– Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të mbajë konferencë për medie, në të cilën do të prezantohet përmbajtja e Udhëzimeve Administrative që dalin nga Ligji për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje të cilat hyjnë në fuqi sot. (Kabineti i Ministrit Matoshi, ora 14:00)

– Kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri vizitojnë bizneset e Komunës së Vushtrrisë. (Vushtrri, ora 14:30)

 – Kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri vizitojnë kompaninë Pestova- Vipa Chips. (Pestovë, ora 15:00)

– Nën patronatin e kryetarit të komunës, Agim Bahtiri do të mbahet turnir futbolli dedikuar diasporës, në qytetin e Mitrovicës.  (Sheshi “Mehë Uka”, ora 21:00)

– Në kuadër të aktiviteteve të Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit, organizohet mbrëmje me muzikë reggae dhe afrobeats ku artisti Blend Mishkin bashkë më grupin Roots Evolution do të ju sjellin tinguj të afrobeats dhe muzikë reggae.. (Parku i qytetit të Pejës, ora  23:00)