Kosova

Ngjarjet e datës 15 janar 2020

– Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për 203 nxënës fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Gjilanit. (Shkolla “Selami Hallaqi” në Gjilan, ora 10:00)

– Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi bën homazhe në Reçak. (Kompleksi Përkujtimor në Reçak, ora 10:20)

– Administrata Tatimore e Kosovës me qëllim të informimit të opinionit publikë do të mbaj konferencë për media, në të cilën Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj,  do të prezantoj rezultatet e raportit vjetor të punës për vitin 2019. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 11:00)

– Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për masakrën e Reçakut. (Shtëpia e Kulturës në Shtime, ora 11:00)

– Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bën nderime në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, me rastin e 21-vjetorit të masakrës së Reçakut. (Reçak, ora 13:30)

– Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për 57 nxënës fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Mamushës. (Salla e Kuqe tek Shkolla Fillore “Anadolu” në Mamushë, ora 15:00

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.