Kosova

Ngjarjet e datës 14 janar 2020

– Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinëss do të fillojë rrënimin e një mbindërtimi pa leje në qendër të qytetit. (Rruga “Fehmi Agani”, pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 9:45)

– Mbahet takimi i 176-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, kati III, ora 10:00)

– Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Vitise. (Shtëpia e Kulturës në Viti, ora 11:00) 

– Drejtori për Bujqësi në Komunën e Gjilanit, Ramiz Ramadani mban konferencë për medie, ku do të shpalos punë njëvjeçare. (Zyra e Kryetarit, këndi i konferencave, ora 11:00)

– Aktivistët e “Dhunuesi je ti!” do të këndojn himnin feminist “Dhunuesi je ti” apo “Një dhunues në rrugën tonde” i grupit ‘Las tesis’ nga Kili e cila është protestë dhe përpjekje për të ngritë vetëdijen kundër dhunës ndaj grave. (Përpara Qeverisë së Kosovës, ora 12:00)

– Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Hanit te Elezit. (Shkolla “Ilaz Thaci” në Han të Elezit, ora 14:00) 

Leave a Reply

Your email address will not be published.