Kosova

Ngjarjet e datës 13 qershor 2019

– Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë do të zhvillojë tryezën me temë “A respektohet interesi më i mirë i fëmijës brenda sistemit arsimor”? (Hotel Afa, ora 10:00)

– Projektit “Mbështetja e BE-së për Autoritetin Kosovar të Konkurrencës dhe Komisionin e Ndihmës Shtetërore “ organizon konferencën “Konkurrenca është e mirë, e  rregulluar është më e mirë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

– Zëvendësshefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Riccardo Serri, do të marr pjesë me zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj në lansimin e konferencës “Konkurrenca është e mirë, me rregullim është më mirë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

– Komuna e Prishtinës në partneritet me Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” dhe Librarinë “Dukagjini” organizojn publikimin e raportit hulumtues “Lexueshmëria në shkollat fillore publike të Prishtinës”. (Ambientet e Librarisë “Dukagjini” në sheshin “Nënë Tereza”, ora 10:00)

– Mbahet mbledhja e komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Radiotelevizionit të Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00) 

– Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u drejtohet ushtarëve për nder të 20 vjetorit të çlirimit do të parakalojnë edhe njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 11:00)

– Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social, me raport amendamente të Komisionit funksional për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, 11:00)

– Komuna e Gjilanit bën ndarjen e çmimeve “Agim Ramadani”, “Idriz Seferi” dhe “Hanumshahe Abdullahu – Zymberi”. (Zya e kryetarit te Gjilanit, a 10:30)

– Komuna e Gjilanit organizon Lexim dhe recitim për 20-vjetorin jubilar të ditëve të çlirimit. (iblioteka e Qytetit te Gjilanit, ora 11:00)

– Aleanca Kosovare e Bizneseve organizon konferencën për media lidhur me pengesat në procedurat e marrjes së lejeve të Ndërtimit në Kosovë. (Zyret e AKB-së, ora 14:30)

– Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, merr pjesë në inaugurimin e Fushës Sintetike të Futbollit në Shkugëz. (Shkugëz, ora 16:00)

– Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli takon strukturat e reja të Degës së PDK-së në Ferizaj. (Restorant “Redoni” – Ferizaj, ora 17:00)

– Kosovo 2.0 organizon instalacionin “Reclamation” i cili flet për mënyrat se si i njohim gratë dhe kontributin e tyre. (Hapësira tek New Born, ora 18:00)

– Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli takon strukturat e reja të Degës së PDK-së në Prishtinë. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 19:00) 

Leave a Reply

Your email address will not be published.