Kosova

Ngjarjet e datës 12 korrik 2019

– Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të dorëzojë 36 kompjuterë me monitorë Policisë së Kosovës. (Ndërtesa e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ora 8:30)

– Mbahet gara Republikane e Diturisë në të cilën do të garojnë mbi 1,600 mijë nxënës të Republikës së Kosovës. (Hapësirat e Kolegjit AAB, ora 9:00)

– Me rastin e Ditës Botërore të Popullsisë, Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara Zyra në Kosovë organizon tryezën me temën globale “Çka ka Ndryshuar?” “Ku kemi qene?” “Ku jemi?” dhe “Ku synojmë të shkojmë?”. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

– Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston ish Kryetarin i Bordit të ART-së Anton Berisha, inxhinierin në Telekom Abdullah Havolli dhe Shefin i Kontabilitetit Departamenti i Financave në Telekom Arben Halili. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00) 

– Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim punë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj. (Zyra e krytarit Haziri, ora 10:00)

– Komuna e Klinës mban seancë solemne dhe ceremoninë e dhënies së titullit “Nderi i Qytetit”, Prof. Dr. Marjan Dema, Rektor i Universitetit Publik “Hasan Prishtina”, dhe Shkelzen Gashi, Sportis-Futbollist. (Objekti i Komunës së Klinës, ora 10:00)

– Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese Preportr organizon konferencë në të cilën do të publikohet hulumtimi “Industria e shkatërrimit”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

– Kryeministri Ramush Haradinaj viziton fermën e lopëve të fermerit Blerim Aliu në fshatin Zajqec të Komunës se Kamenicës. (Fshati Zajqec, ora 11:00)

– Komisioni për Buxhet dhe Financa mban mbledhjen e radhes në të cilën do të shqyrtojë Raportin Vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

– Komuna e Gjilanit mban takimin e taskë forcës për menaxhimin e thatësisë. (Komuna e Gjilanit, ora 11:00)

– Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media, në të cilën do të prezantohet një analizë lidhur me neglizhencën e Kuvendit të Kosovës, ndaj mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve, si një prej elementeve më të kritikuara në vazhdimësi në raportin e Komisionit Evropian për Kosovën. (Zyrat e KDI-së në Rr. ”Bajram Kelmendi”, Nr.45, ora 11:00)

– Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të votohet Raporti Vjetor i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë – ZRRE. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00) 

– Bëhet shpërndarja e librave të botuara dhe të blera nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, donacion për 36 biblioteka komunale. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)

– Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të behët shqyrtimi i çështjeve vijuese administrative, nga fushëveprimi i Kryesisë​. (Ndërtesa e Kuvendit, salla, C-301 11:00)  

– Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri mban konferencë për media. (Press Qendra në Ndërtesën e Zyrës së Kryeministrit, ora 11:30)

– Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Fabrikën e ujit “Zajqeci”, në fshatin Zajqec. (fshatin Zajqec, ora 11:30) 

– Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flet drejtuesi i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 12:00)

 – Kryeministri Ramush Haradinaj në takim me fermerë në plantacionin e arrës, përfitues të programeve mbështetëse nga Qeveria e Kosovës. (Fshati Kopërnicë, ora 12:00)

– Kryeministri Ramush Haradinaj bën hapjen e fushatës së korrje-shirjeve dhe takon bujqit e kësaj ane. (Fshati Kopë​rnicë, ora 12:40)

– Kryetari i Komunes se Gjilanit, Lutfi Haziri, organizon pritje për Ambasadorën e Shtetit të Izraelit në Beograd, znj. Alona Fisher-Kamm. (Zyra e krytarit Haziri, ora 13:00)

– Ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha raporton para Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evroipan. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

– Komuna e Gjilanit organizon hapjen e fushatës për korrje-shirjet e grurit në fshatin Perlepnicë. (Perlepnicë, ora 15:00)

– Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës mbajn konferencë për shtyp pas kthimit nga ekspedita në Majat e Shtatë Kontineteve e Mrika dhe Arianit Nikqit. (Aeroporti “Adem Jashari”, ora 19:30)

– Me rastin e Ditës Botërore të Popullsisë, partneri implementues i UNFPA, Artpolis organizon një shfaqje mbi fuqizimin e të rinjve. (Të obelisku Newborn, ora 20:00)

– Me rastin e kthimit nga ekspedita në Majat e Shtatë Kontineteve e Mrika dhe Arianit Nikqit mbahet një koktej. (Oborri i Mullirit të Haxhi Zekës në Pejë, ora 22:00)

Leave a Reply

Your email address will not be published.