Kosova

Ngjarjet e datës 05 shtator 2018

– Emisioni ‘Jeta në Kosovë’ organizon një tryezë diskutimi me liderë politikë nga Kosova dhe Lugina e Preshevës rreth idesë së fundit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. (Hotel Sirius, ora 9:00)

– Hapja solemne e punimeve të Kongresit “6th International Congress on Measurement and Evaluation in Education and Psycholog”. (Amfiteatri i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin “Ukshin Hoti”, ora 10:00)

– Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën “Çfarë do të thotë korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?”, në një debat të hapur të pjesëtarëve të shoqërisë civile e medias me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

– Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në tryezën e organizuar nga KDI me temën “Çfarë do të thotë korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?”. (Hoteli Swiss Diamond, ora 10:00)

– Let’s Do It Kosova dhe kompania KAWA Group do të nënshkrujn memorandum për aksionin e pastrimit të deponisë më të madhe në Prishtinë. (Zyrat qendrore të KAWA Group, në Rrugën B, pas kafiterive në radhën e parë pranë rrugës kryesore, ora 10:15)

– Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Italisë, gjenerallejtënant Salvatore Farina viziton Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ora 10:55)

– Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj dhe Ambasadori i Republikës së Francës në Kosovë, Didier Chabert organizojn ngjarjen e përbashkët të prezantimit të sfidës ndërkombëtare për financimin e star-upeve “Hello Tomorrow”. (Zyret e Aleancës Franceze, rruga Lah Nimani nr.15. përballë Bankës BPB, rruga UÇK në drejtim të Komunës së vjetër, ora 11:00)

– Shoqatat sindikale të Teatri Kombëtar, Filharmonisë, Operës dhe Ansambli Shota mbajnë konferencë të jashtëzakonshme për media. (Salla A e Teatirt Kombëtar, ora 11:00)

– Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në meshën solemne për festën e Shën Terezës. (Katedralja në Prishtinë, ora 11:00)

– Lëvizja Vetëvendosje organizon tryezën me temë “Mosndëshkimi i krimeve të luftës – Pasojat për popullsinë dhe shtetndërtimin”. (Hotel Grand, ora 12:00)

– Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)

– Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri merr pjesë në ceremoninë e hapjes së Projektit “Mbështetja e mëtejshme për shërbimet e mjekësisë ligjore në Kosovë” , financuar nga BE-ja. (Objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore, ora 16:00)

– Mbahet protesta e ardhshme e organizuar nga qytetarët dhe shoqëria civile për drejtësi, për barazi para ligjit dhe për siguri civile e politike me moto ‘Shkarkim Kryeprokuroti – Veting Gjyqësorit. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 18:00)

– Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës së artistit Maksut Vezgishi kuruar nga Matilda Odobashi. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)

Shfaq më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published.