Rajoni

Ngjarja e rëndë në Letoni, humb jetën edhe Majori i Ushtrisë shqiptare

Rëndohet bilanci i ngjarjes së rëndë në Letoni ku humbi jetën nëntetarja shqiptare Zarife Hasanaj.

Sot mësohet se u nda nga jeta edhe Majot Klodian Tanushi.

“Një lajm tjetër i dhimbshëm vjen nga Letonia. Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forward Presence”, major Klodian Tanushi humbi pak çaste më parë betejën e fundit me jetën.

Me zemër e me shpirt i gjendemi pranë familjes, bashkëshortes e tri fëmijëve në këtë ditë zije. Do t’ju mungojë atyre, por do të na mungojë të gjithëve ne që patëm fatin ta njohim.

Do mbetesh përjetë në mendjen e zemrën tonë Klodi, miku ynë!”, shkruan ministrja Olta Xhaçka.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.