EKONOMI

Ngec arkëtimi i të hyrave komunale në Viti

Inkasimi i të hyrave komunale në Komunën e Vitisë kanë shënuar rënie për vitin 2017. Qeverisja lokale kishte planifikuar që të inkasojë 1 milion e 106 mijë euro mjete financiare por kishte inkasuar vetëm 707 mijë euro apo 64 për qind të buxhetit të planifikuar.

Rënie e të hyrave sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit është rezultat i mosndërmarrjes së masave nga ana e komunës për inkasimin e llogarive të arketueshme. Raporti thekson se qeverisja lokale e Vitisë vitin e kaluar kishte angazhuar 90 persona përmes marrëveshjes për shërbime të veçanta ku vetëm në dy raste kishte aplikuar zbatimin e procedurave të rekrutimit, shkruan sot Koha Ditore.

Auditori ka gjetur se të angazhuarit në këto pozita për të cilën është bërë marrëveshja kryesisht ka të bëjë me pozita të rregullta dhe jo për ofrimin e shërbimeve të veçanta siç përcaktohet në marrëveshje.