Bota

Ngatërrim kufomash – familjes kineze i jepet trupi i 80-vjeçares në vend të 21-vjeçarit

Një spital në Kinë ka kërkuar falje pasi në morg ka ngatërruar trupat e dy të vdekurve dhe ua ka dorëzuar dy familjeve gabimisht.

Familja që mendoi se kanë marrë trupin e të afërmit të tyre mashkull, 21 vjeçar, dhe në vend të tij zbuluar se kanë marrë trupin e një gruaje 80-vjeçare, shkruan mediumi britanik “Metro”, transmeton Koha.net. Ndërsa familjarët e të moshuarës nuk ishin në dijeni se trupin që kanë varrosur i përkiste një të riu.

Xhaxhai i djalit të vdekur, Cheng Yahong, ka thënë për mediat lokale se morgu në provincën Hebei i ka ngarkuar me pagesë prej rreth 1,250 euro për mbajtjen e kufomës së të ndjerit derisa të bëhet gati mbajtja e funeralit.

“Ai ka vdekur në një aksident trafiku më 15 mars dhe është mbajtur në morgun e spitalit Cheng’an People’s për mbi 20 ditë”, ka thënë xhaxhai, duke shtuar “Më 8 prill kemi shkuar në morg për ta marrë trupin e tij, por na kanë dhënë kufomën e dikujt tjetër. Ky ishte momenti kur njoftuam policinë”.

“Në fund, zbuluam se kufoma e tij i është dhënë një familjeje nga qyteti Matou më 25 mars. Ata e kanë varrosur më 27 mars. Janë bërë 13 ditë”, shtoi Yahong.

“Policët nga stacioni lokal policor dhe punëtorët nga morgu i spitalit na shoqëruan në Matou dhe e zhvarrosëm trupin e tij. Kjo është një shaka me përmasa astronomike”, përfundoi ai.

Familja e rimori kufomën e saktë dhe mbajti funeralin më vonë atë ditë. Të dy familjet janë kompensuar.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort