SPORT

Ngacmoi të fejuarën e tjetrit, mesfushori i Chelsea rrihet barbarisht

Aventurë për t’u harruar sa më parë nga mesfushori anglez, Danny Drinkwater, i cili mësohet së është rrahur nga një grup prej 6 personash jashtë një “pub”-i në Manchester, qytetin e tij të lindjes.

Sipas “The Sun”, që ka rindërtuar ngjarjen, episodi i frikshëm ndodhi pasi lojtari ishte përfshirë në një diskutim me kolegun e tij, Kgosi Ntlhe, mbrojtësin afrikano-jugor të Scunthorpe United, partneres së të cilit Drikwater i ishte drejtuar më fjalë të rënda.

Pasi doli jashtë barit, ish-mesfushori i Leicester City-t dhe Chelsea-t (aktualisht i huazuar te Burnley) është sulmuar nga disa persona, të cilët e kanë shtrirë përtokë, duke e dhunuar fizikisht.

Dhunuesit, duke e njohur futbollistin, e kanë goditur qëllimisht në kavilje për ta dëmtuar, madje sipas dëshmitarëve, ata janë dëgjuar teksa thërrisnin “thyejani këmbët”.

Sulmi ndaj Drinkwater ishte tepër i dhunshëm, aq sa gjurmët e gjakut dalloheshin gjithandej në vendngjarje.