Kosova

Nga vitet e izolimit në “vitin e liberalizimit”

2018-ta ka qenë viti kur Kosova është afruar më shumë se kurrë më parë, drejtë finales për liberalizim vizash.

Edhe këtë vit, shteti me politikën e jashtme dështuan ta përmbyllnin premtimin e vjetër, raporton KTV.

Me radhë të gjata pritjeje nëpër ambasada, qytetarët do të përballen edhe për muaj të tërë.

2018-ta, njëjtë sikurse vitet paraprake është vit i premtimeve të ngutshme, si këto që ka bërë kryeministri, Ramush Haradinaj.

Të nxehtë në këtë premtim edhe sivjet janë shfaqur ministrja e integrimit evropian, Dhurata Hoxha, e zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj.

Ish-kreu i PDK-së tash president i Kosovës, Hashim Thaçi, njeriu me më së shumti vjet në këtë premtim, nuk ka munguar as këtë vit, bashkë me pasardhësin e tij të partisë.

E kur ora e Vitit të Ri po afron, ka qenë përsëri kryeministri Haradinaj, që ka shprehur edhe njëherë dëshirën që liberalizimi i vizave të ndodhë në 2019-ën.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.