Kosova

Nga të 9-të të prekurit me Covid-19, 2 janë më keq, thonë nga Klinika Infektive

Nëntë persona me COVID-19 janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në QKUK. Nga ta dy janë në gjendje më të rëndë.

“Pesë raste janë në gjendje stabile, dy raste po trajtohen me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u drejtuar dy raste tjera në gjendje të rëndë”, është njoftuar nga QKUK-ja.

Që nga rastet e para në Kosovë me COVID-19, më 13 mars, janë regjistruar 1038 të infektuar.

Prej tyre 30 kanë përfunduar me vdekje. Ndërkohë janë shëruar 791 veta.