
Sigurisht të gjithë jemi përballur ndonjëherë me një shije jo të këndshme në gojë. Sipas ekspertëve ky është një indikacion i ndonjë problemi me shëndetin.
Edhe pse këto probleme nuk janë shumë serioze, gjithsesi duhet të bëhet kontrolli i duhur për të parë se ku është problem. Disa nga arsyet kryesore pse ju mund të jeni duke pasur shije të keqe në gojë janë:
Infeksion
Ky infeksion në gojë zakonisht shkaktohet nga një bakter i quajtur Candida Albicans. Si rezultat i ndonjë problemi me sistemin imunitar kjo baktere riprodhohet dhe gjen vend të zhvillohet sidomos në regjionin e gojës dhe fytit.
Shtatzënia
Krahas simptomave, të vjellave dhe lodhjes një shenjë tjetër e shtatzënisë thuhet të jetë edhe shija e keqe në gojë. Kjo ndodhë si pasojë e ndryshimit të hormoneve. Zakonisht ky problem zhduket pas muajit të tretë.
Mungesa e zinkut
Duke ditur se zinku ngre nivelet e një proteine përgjegjëse për shije, mungesa e tij shkakton ndjenjën e një shijeje të keqe në gojë.
Përpos këtyre edhe gripi, stresi, ilaçet dhe higjiena jo e mirë e gojës mund të jenë shkaktarët që ju po përjetoni këtë lloj problem.