Kombëtare

Nga Qendra Korrektuese Lipjan arratisen dy të mitur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sonte rreth orës 17:35, të miturit , R. S, viti i lindjes 2001 dhe A.K viti i lindjes 2003  janë arratisur nga Qendra Korrektuese Lipjan.  

 R. S , ishte i dënuar me një vit  për veprën penale; Grabitje.   

A.K, ishte i dënuar me një vit  për veprën penale; Lëndim i rëndë trupor.  

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa ShKK ka themeluar Komision Hetimor për të hetuar se si ka ardhur deri te arratisja. /Kosova.info/