Kosova

Nga përleshja janë lënduar dy persona në Suharekë

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 16:30 në fshatin Shirokë, Suharekë. Shtatë persona pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete, ku katër prej tyre janë arrestuar, njëri nga ta i mitur.

Siç thuhet në raport, dy nga të dyshuarit kanë marrë lëndime të rënda trupore. “Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri prej tyre i mitur,  pasi që pas një mos marrëveshje shtatë të dyshuarit janë rrahur mes vete, dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime të rënda trupore.  Njëri nga të dyshuarit ka drejtuar revolen në drejtim të një tjetër të dyshuari. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes edhe kanë sekuestruar revolen në fjalë”, thuhet në raport.