Love & Sex

Nga një ekonomiste në një punonjëse seksi, befason 24 vjeçarja: Kam kryer marrëdhënie me drejtorin tim, por tani burri më thotë…

Një 24 vjeçare ka rrëfyer për “The Sun” se ka bërë seks me drejtorin e saj në punë, për ti paguar faturat e shtëpisë. Ajo thotë se për këtë ishte në dijeni edhe burri i saj, por ajo nuk kishte zgjidhje tjetër.

E dashura Deidre:

Ai dhe unë që të dy kemi nga 24 vjet dhe jemi bashkë që nga mosha 16 vjeçare. Unë punoj si kontabiliste, kurse drejtori im është në të pesëdhjetat dhe kam vërejtur se i pëlqej.

Kur ma larguan burrin nga puna, u gjetëm në një situatë tepër të vështirë ekonomike. Fillova që të dukesha tmerrësisht keq edhe në vend të punës. Drejtori im ma tha troç një ditë: Ma jep ‘dashurinë’ n’daç të të ndihmoj financiarisht’.

Meqë skishim para në shtëpi, pranova këtë ofertë pasi nuk kisha zgjidhje tjetër.Tani kinse punojmë pas orarit të punës, e në fakt bëjmë seks në dhomën ku presin palët. Ai i kushton rëndësi të madhe paralojës dhe ‘zgjatë’ më shumë sesa burri im.

Një ditë, si për shaka, i thash burrit tim se, mund të përparoj në punë vetëm nëse flej me drejtorin. Dhe për çudi, ai më tha: “ Ani bëje pra”!

Ai nuk arriti të gjente punë tjetër. Tani insiston që unë të bëhem ‘shoqëruese’, thënë ndryshe, kurvë. Ai thotë se kështu do të fitoj më shumë para dhe do të mund ta lë punën e kontabilistes në tërësi. Unë kam dilema të mëdha në këtë drejtim. Një gjë është seksi me shefin, me një njeri të cilin e njoh kaherë. Por, seksi me të panjohur? Kjo më frikëson shumë. Por, paratë janë të ëmbla…

Përgjigjja e Deidres:

As mos të të shkojë mendja që të bëhesh ‘shoqëruese’. Një gjë të tillë do të të rrezikonte në shumë mënyra. Të të ashtuquajturit klientë mund të jenë të rrezikshëm, të kenë kërkesa bizare, të frikshme dhe mund të jenë të dhunshëm. Mund të infektohesh me ndonjë sëmundje gjenitale dhe t’ia bartësh më pas atë edhe burrit. Po ashtu ekziston edhe rreziku i vetë respektit.

Kur të të trajtojnë si objekt, duke të blerë me para dhe duke të përdorë për nevojat e tyre, kjo mund të jetë e dëmshme për ty. Burrit tënd tani mund t’ia ka ënda paratë, por më pas mund të reagojë ndryshe. Mendo me kujdes edhe rreth situatës tënde në punë. Ti meriton më mirë sesa të jesh e shfrytëzuar në këtë mënyrë.

Puna është punë, jeta jote private duhet të jetë diçka tjetër. Në ndërkohë, burri le të mundohet më shumë rreth gjetjes së një pune. Ai duhet të punojë në këtë drejtim, e jo të mendojë sesi të të shes ty. Drejtorit tënd thuaji se ke ardhur deri te përfundimi se, më mirë është që ta mbash jetën personale dhe profesionale ndaras.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483