Kombëtare

Nga nesër në Prishtinë fillon faza e dytë e dezinsektimit

Nga nesër në Prishtinë do të fillojë faza e dytë e dezinsektimit hapësinor, e cila nis në orën 19:00.

Sipas njoftimit për media, komuna thotë se bashkëpunimi i qytetarëve në këtë proces është shumë i rëndësishëm.

Komuna ka bërë thirrje që gjatë kohës së dezinsektimit, të mbahen dyert dhe dritaret e shtëpive të mbyllura në mënyrë që të mos futen insektet brenda.

Gjithashtu është rekomanduar që të mos dilet nëpër hapësirat ku kryhet dezinsektimi, për së paku një orë.

“Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve , për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe. Monitorimi i këtij procesi nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm, dhe në bashkëpunim me qytetarët do ta japim maksimumin për një̈ dezinfektim sa më efektiv”, thuhet në njoftim.

Image