Kosova

Nga java e ardhshme mësimi do të filloj 8 orë në ditë

Kryeministri në detyrë Albin Kurti së bashku me Ministren në detyrë të Arsimit, Shëndetësisë, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Hykmete Bajramin dhe zëvendësministrin në detyrë, z. Jusuf Thaçi, u takuan me Drejtorin e Shkollës Model “Qamil Batalli”, z. Liridon Maliqi, Drejtoreshën e Drejtoratit të Arsimit të Komunës së Prishtinës, znj. Shpresa Shala, Drejtorin Televiz dhe Kryeproducentin, z. Faik Ispahiu, Drejtoreshën Ekzekutive të “TOKA”, znj. Jehona Gjurgjeala, mësuesit e arsimtarët dhe stafin vullnetarë i cili po e realizon mësimin online.

Si Qeveri jemi shumë të kënaqur me punën që po bëhet. Nxënësit tanë kanë mundësinë e marrjes së mësimit nga një ekip shumë mirë i përgatitur. E gjithë kjo punë e madhe po bëhet vullnetarisht.

Nga java e ardhshme mësimi do të filloj 8 orë në ditë. Tani për tani nxënësit mund të marrin mësimin në gjuhën shqipe, turke dhe atë boshnjake.

Visuri Corona në vendin tonë kryesisht po luftohet nga vullnetarët. Mobilizimi i tyre në çdo fushë na jep shpresë për shprehinë e punës dhe solidaritetin shtetëror që po e ndërtojmë. /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.