LAJMET

Nga janari u suspenduan 26 policë,rasti i “truprojave të Thaçit” po hetohet.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Inspektoratit Policor të Kosovës, Exhevit Zuka i cili aktualisht është duke raportuar në komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes pas interesimit nga kryesuesja e komisionit, Fatmire Kollqaku për rastin e intervenimit të pjesëtarëve policor në oborrin e Kuvendit të Kosovës, ai tha se me publikimin e pamjeve në media rasti është dërguar te drejtoria e hetimeve dhe janë dal në vendin e ngjarjes së bashku me prokuroren e shtetit.

Ai tha i kanë siguruar të gjitha pamjet nga kamerat e Kuvendit të Kosovës dhe janë duke i analizuar.

Ndërkaq, Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje pyeti se sa zyrtarë policorë po hetohen në këtë rast, por për të marr këtë përgjigje nga zyrtarët e Inspektoratit Policor të Kosovës kërkuan që këto të dhëna të jepen pa praninë e medieve.

Ushtruesit i detyrës së kryeshefit të Inspektoratit Policor të Kosovës, Exhevit Zuka tha se për çështje të ndryshme nga janari deri tani janë suspenduar 26 zyrtarë policorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.