KULTURË

Nga e hëna Festivali i Komedisë vjen për gjashtë ditë në Mitrovicë

Të hënën në Mitrovicë fillon festivali tradicional i komedisë shqiptare.

Festivalin e hap Teatri “Migjeni” nga Shkodra, me pjesën teatrale “Amaneti”,ndërsa është jashtë konkurrence.

Më poshtë ju sjellim agjendën e plotë:

Të martën, më 19.06.2018, Tetari i Qytetit të Skenderajt shfaq komedinë “Keqkuptimet dhe realiteti”.

Të mërkurën, më 20.06.2018, Teatri “Osman Gashi” nga Klina, shfaq komedinë “Familja e Snapit”.

Të enjten, më 21.06.2018 Teatri i të Rinjve të Qytetit të Prishtinës shfaq komedinë “Çifti i lumtur”.

Të premten, më 22.06.2018, Teatri i Qytetit në Prizren, shfaq komedinë “Iku Autobusi” dhe të shtunën, më 23.06.2018, Teatri “Migjeni” nga Shkodra shfaq komedinë “Lufta dhe Paqja…Pa Pilaf”.

Të gjitha komeditë shfaqen në sallën e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”, buzë Ibrit, duke filluar në ora 19:00.

Në skenë do të ngjiten edhe emrat e njohur të komedisë shqiptare Gëzim Kruja, Zef Deda, Bruno Shllaku etj.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483