OPINION

Nga Don Lush Gjergji: GjergjKastrioti- Skënderbeu – “Moisiuarbëror”

Kaluan 552 vjet pas vdekjes së tij. Shumëçka ka shkruar historiografia botërore, diçka më pak ajo arbërore dhe shqiptare. Megjithatë kemi mjaftelemente për ta portretizuar dhe paraqitur atë nëdimensione historike dhe aktuale. Figura e tij zgjongjithnjë shumë mendime, vlerësime, shqyrtime, këndvështrime, deri te kundërshtimi, urrejtja, keqinterpretimi, frika nga e vërteta dhe jeta e tij. Kjodëshmon bindshëm që aktualiteti i tij, “ballafaqimi” me të, siç duket, jo vetëm që nuk zbehet kurrë, por gjithnjë është personalitet, përmbajtje, porosi për tëtashmen dhe të ardhmen tonë.

Ai popullit tonë Ilir dhe Arbëror ia gjeti rrënjët, ia gjetidamarin, ia ktheu besimin dhe dinjitetin, lirinë dhepavarësinë, duke i përmirësuar gabimet e shumta tëdinastive apo princave tanë, që të ndarë dhepërçarë, luftonin njëri – tjetrin duke u bërë “pré” e tëhuajve, në vend që të bashkoheshin për t’i luftuararmiqtë tanë të përbashkët dhe të përbetuar..

Besëlidhja e Lezhës (1444), akti kulmor i urtisë dhestrategjisë vizionare të tij, ku u vunë themelet përshtetin arbëror, me kohezion dhe bashkim në çdokuptim dhe drejtim për formimin e binomit Shtet dheKomb.

Hapi tjetër i strategjisë dhe urtisë së tij ishtebashkëpunimi me aleatet perëndimor, ndër të cilëtduhet përmendur Mbretërinë e Napolit, atë tëVenedikut, Raguzës, Papatin, Hungarinë, sidomostrimin Janos Hunyadi, por edhe shumë të tjerë. Këtuerdhi në shprehje aftësia e tij në diplomacinë e mirëfilltë dhe komunikim i vazhdueshëm me qendrate rëndësishme evropiane.

këtë punë tejet të madhe dhe vendimtare GjergjKastrioti i ndriçoi dhe vlerësoi rrënjët tona ilire, pra, lashtësinë, traditën, kulturën, qytetërimin, krishterimin tonë që nga kohët apostolike, duke u frymëzuar nga këto vlera dhe virtyte ai dhe populliynë, si pasardhës të Aleksandërit të Madh, të Ilirikutantik, të një historie dhe tradite të gjatë dhe tëlavdishme shekullore, që qëllimisht ishte mbuluar me harresë dhe mospërfillje.

Nëpërmjet Jeroni De Radës, më vonë rilindësvetanë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ishte “ngjallur” edhe një herë në popullin tonë, në histori, traditë, kulturë, qytetërim, si model dhe ideal për çdoshqiptar, si mundësi për rikuperimin e historisë, ndërgjegjes, vlerave dhe virtyteve tashmë tëharruara dhe tjetërsuara.

Nga ajo që dimë dhe mund të theksojmë:

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, pati forcën, vizionin, guximin, trimërinë t’i kthehet vetvetes, rrënjëve iliredhe arbërore, fesë së krishterë dhe të vërtetëshistorike. Kthimi te burimi është porosi dhetestament shpirtëror i tij edhe sot për ne, kaq tëndarë dhe të përçarë, të shkapërderdhur anekënd, pa ndonjë identitet dhe personalitet bazik, pa vetëdije dhe përcaktim në këto tri pika: kush jemi, çka duam dhe si duam të realizojmë atë çka vërtetduam.

Ai nuk e kishte humbur kujtesën historike personale, familjare, fetare dhe kombëtare. Edhe pse babai i tij Gjon Kastrioti qe i detyruar t’ua dorëzonte Gjergjin në moshën e brishtë 9 vjeçare, diku në fillim të vitit 1415, Gjergji ynë i mbeti besnik historisë familjare, kombëtare dhe fetare.

Ai është shembull i shkëlqyer i përfaqësuesit të“diasporës”, i cili nuk mendonte me “bark”, por me krye, vlerësonte me mendje dhe me zemër, dhethënë me gjuhën e Shën Nënës Tereze, e “jeppjesën më të mirë të vetvetes”, por për të tjerët, përtë mirën e përbashkët për të gjithë, si model flijimidhe dhurimi, altruizmi dhe atdhedashurieshembullore. Shtyllë jete dhe veprimi pati BESËN, dhe me Besëlidhjen Shqiptare më 2 mars 1444, vurithemelet e reja dhe të vjetra tona kombformuesedhe shtetformuese, duke nderuar traditat e përbashkëta, simbolet, mbi të gjitha synimet, idetëdhe idealet tona, nën flamurin e përbashkët drejthistorisë dhe ardhmërisë.

Ai është dhe mbetet model i intelektualit, filozofit, dijetarit, vizionarit, burrështetasit, luftëtarit tëpashembullt për popullin tonë ilir dhe arbëror, për ta gjetur edhe një herë vendin dhe dinjitetin e humbur, bashkimin dhe vëllazërinë gjithëkombëtare me popujdhe vendet e qytetërimit të krishterë dhe evropian.

Kështu unë e vlerësoj figurën më madhore tëhistorisë sonë, Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, i cilisë bashku me Shën Nënën Tereze, ështëpërfaqësuesi më i mirë i lashtësisë, autoktonisë, krishterimit, traditës, kulturës dhe qytetërimit tonëshekullor ilir, arbëror dhe shqiptar, Njeri i Provanisësë Zotit dhe historisë sonë, figurë për nderim, admirim, mbi të gjitha imitim dhe vijim për çdoshqiptar. Historia, si Mësuesja e jetës, edhe një herëna fton dhe na mëson për atdhedashuri dhe vëllazërigjithëshqiptare, si parakusht për zhvillim dhepërparim të gjithanshëm./drita.info

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.