Bota

Nga COVID-19 rreth 1.9 milionë viktima

1 milionë e 851 mijë e 994 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në botë.

Sipas faqes botërore të statistikave worldometers.info, 85 milionë e 559 mijë e 152 persona janë infektuar me këtë virus.

Ndërsa, 60 milionë e 529 mijë e 934 persona janë shëruar.

Amerika prinë me numrin më të madh të të infektuarve me gjithsej 21 milionë e 113 mijë e 528 raste dhe 360 mijë e 78 viktima, pastaj India me 10 milionë e 341 mijë e 291 raste dhe 149 mijë e 686 viktima dhe Brazili me 7  milionë e 733 mijë e 746 dhe 196 mijë e 18 viktima.

Vetëm në Kosovë, numri total i rasteve pozitive me COVID-19 është 51 mijë e 965 raste nga 187 mijë e 88 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

1 mijë e 344 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi. Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shëruar 420 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 42.635 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.986.