Bota

Nga COVID-19 në botë mbi 2 milionë viktima

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, 2 milionë e 168 mijë e 727 persona kanë vdekur si pasojë e virusit COVID-19.

100 milionë e 893 mijë e 563 persona janë regjistruar si të infektuar me këtë virus, ndërsa 72 milionë e 937 mijë e 372 janë  shëruar nga ai.

Amerika prinë me numrin më të madh të rasteve të infektuara me gjithsej 26 milionë e 11 mijë e 22 raste dhe 435 mijë e 452 viktima, pastaj India me 10 milionë e 690 mijë e 279 të infektuar dhe 153 mijë e 751 viktima dhe Brazili me 8 milionë e 936 mijë e 590 raste dhe 218 mijë e 918 viktima.

Vetëm në Kosovë, numri total i rasteve pozitive të infektuara është 58 mijë e 687 raste nga 223 mijë e 505 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 471 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë shëruar 256 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.337 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.879.