Life Style - Funny

Nga burrë në grua, 26 vjeçari shpenzoi 20 mijë euro për t’u dukur si Barbie

Honza Simsa, është një ekspert i teknologjisë së fluturimit, që ka shpenzuar 15 mijë paund për operacione plastike me qëllim që të dukej si Barbie. Por varësia e tij ndaj operacioneve ka pasur ndikim negativ në dashurinë e jetës tij.

26 vjeçari, sillet si një burrë tipik, tërhiqet seksualisht vetëm nga gratë, por preferon të ketë një pamje femërore, duke veshur taka të larta, qerpikë të gjatë dhe paruke. Si tifoz i madh i ‘pamjes plastike’, ai ka sot në fytyrë 90ml filler, të cilën e ka injektuar tek buzët, faqet dhe tek mjekra. Është një proces që e bën çdo muaj.

“Mund të vishem dhe të duket si femër, por në mendjen time jam mashkull 100%. Më tërheqin femrat, por disa nga ato e kanë problem pamjen time të jashtme. Dua që edhe femrat me të cilat dal të duken si Barbie”.

Kështu që, në vitin 2017, Honza injektoi mbushjen e tij të parë në fytyrë dhe i impresionuar nga rezultatet, shpejt filloi të kishte gjithnjë e më shumë.

Kur filloi për herë të parë transformimin e tij në një kukull Barbie-njerëzore, Honza pranon se mori komente mizore.