SPORT

Nga Bayern largohet një lojtar

Merkato për Spanjën, Francën dhe Gjermaninë ende nuk ka përfunduar. Në Bundesligë, Bayern Munchen po bën ende lëvizje më shumë në dalje dhe tashmë Sebastian Rudy mund të quhet i larguar.

Është Schalke 04 që ka fituar garën për mesfushorin 28-vjeçar për të cilin interesohej edhe Leipgiz por blutë mbretërorë insistuan më shumë duke bindur bavarezët me një ofertë prej 16 milionë eurosh. Rudy mbyll kështu vetëm pas një viti aventurën me Bayern Munchen teksa do të firmosë për 4 sezone me Schalken.

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.