Hi Tech

Nga 20 shtatori në ShBA ndalohet shkarkimi i aplikacioneve TikTok dhe WeChat

“Për të mbrojtur sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, Departamenti i Tregtisë i Shteteve të Bashkuara ka lëshuar një urdhër që duke filluar nga 20 shtatori ndalon shkarkimin e aplikacioneve të mesazheve TikTok dhe WeChat, në pronësi të grupeve kineze Tencent dhe ByteDance.

Shënimi zyrtar i Departamentit thekson se ndalimet kanë për qëllim të mbrojnë përdoruesit në Shtetet e Bashkuara duke eliminuar qasjen në këto aplikacione dhe duke ulur ndjeshëm funksionalitetin e tyre.

“Urdhëresa e re tregon edhe një herë se Presidenti Trump do të bëjë gjithçka për të ruajtur sigurinë tonë kombëtare dhe për të mbrojtur amerikanët nga kërcënimet e Partisë Komuniste të Kinës”, tha sekretari i Departamentit të Tregtisë të ShBA, Wilbur Ross. /Shqiptarja/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.