EKONOMI

Nga 15 dhjetori nuk do të ketë më reduktime

Reduktimet e energjisë elektrikë janë bërë të shpeshta tek ne në këto ditë. E për këtë ka reaguar përsëri Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, raporton Kosova.info.

Ai ka thënë se këto reduktime janë të papranueshme dhe nuk do të tolerohen sidomos në këtë periudhë të vështirë dimri.

“Në takim pune me përfaqësuesit e KEK-ut, KEDS-it dhe ZRRE-së, kam kërkuar zgjidhje të menjëhershme që të sigurohet stabilitet në furnizim me energji elektrike. Me këtë rast, u sigurova se Blloku B1 do të rifunksionalizohet dhe nga 15 dhjetori do të ketë normalizim të plotë në furnizim”, ka bërë të ditur Haradinaj, raporton Kosova.info

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.