SPORT

Neymar ‘simulon’ edhe në kohë pandemie: Po vuaj nga ankthi!

Pas pezullimit të kampionatit francez për shkak të pandemisë së koronavirusit, sulmuesi i PSG-s, Neymar udhëtoi drejt Brazilit për ta kaluar në vendlindje izolimin.

Kampionati nuk dihet akoma se kur do të fillojë dhe 28 vjeçari duket se ky fakt po i shkakton ankth.

 “Fakti që nuk e di se kur mund të kthehem për të luajtur futboll më fut në ankth”, shkroi Neymar në uebsajtin e vet.

“Vërtet më mungon futbolli, gara dhe  mjedisi në klub me shokët e mi te PSG”, shtoi ai.

Shfaq më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published.