SPORT

Neymar: Ajo që ndodhi verës mbetet në të kaluarën

Neymari pretendon se është i lumtur me marrëdhënien mes tij dhe tifozëve të Paris Saint-Germainit, përkundër tentimeve të tij për ta detyruar klubin francez ta shesë në Barcelonë gjatë verës së kaluar.

Braziliani Neymar iu bashkua Paris Saint-Germainit për 222 milionë euro në vitin 2017, duke i dhënë kështu fund një periudhë të suksesshme katërvjeçare në Camp Nou.

Fatkeqësisht, karriera e Neymarit në Francë është dëmtuar nga problemet disiplinore dhe me lëndime, duke nxitur kështu shumë spekulime për të ardhmen e tij në klubin francez.

27-vjeçari nuk e la aspak sekret dëshirën e tij për t’u kthyer në Barcelonë verën e vitit të kaluar, mirëpo blaugranët nuk arritën marrëveshje me parisienët për transferimin e Neymarit, i cili në fund mbeti në Paris.

Neymari fillimisht ishte fishkëllyer nga tifozët e PSG-së në fillim të sezonit 2019/20 për tentimin e tij për t’u larguar. Në ndeshjen e 14 shtatorit kundër Strasbourgut, ai kishte përballur edhe me thirrje ofenduese nga tifozët e klubit të vet.

Megjithatë, tani ai është kthyer në formë dhe ka arritur ta rifitojë zemrën e tifozëve falë kontributit të tij në skuadër, me dhjetë golat në 11 ndeshjet e zhvilluara deri më tani.

“Ardhmja ime këtu ishte njëra prej ndjenjave më të mira në jetën time si futbollist. Mënyra se si tifozët më kishin pritur ishte e mrekullueshme. Dhe, për mua, kjo marrëdhënie ndodh në mënyrë të natyrshme”, u shpreh Neymari.

“Të gjithë e dinë se çfarë ndodhi verës, por ajo është në të kaluarën. Nuk kam asgjë kundër tifozëve. Kam vetëm respekt të madh dhe dashuri. Ata janë tifozë të mirë. Shpresoj se do të na mbështesin dhe se do të na ndihmojnë”.

“Dua që ata të vazhdojnë ta bëjnë atë që po e bëjnë në tribuna, ndërsa edhe unë, në fushën e lojës, do ta jap 100 përqindëshin tim”.

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//oackoubs.com/4/3473483