KULTURË

Nexhmije Pagarusha nga ky muaj përfiton 500 euro në baza mujore

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi është shprehur i lumtur që ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha, nga ky muaj filloi të përfitoi shumën prej 500 euro në baza mujore nga Ministria e Kulturës.

“Sot vizitova këngëtaren në banesën e saj, të cilës ia dorëzova Vendimin e Qeverisë për statusin e qytetares me merita të veçanta për shkak të kontributit të saj në promovimin e muzikës së mirëfilltë shqipe. Bilbili i këngës shqipe Nexhmije Pagarusha ka dhënë kontribut të madh në përçimin e vlerave dhe traditave të vendit tonë me pjesëmarrjen e saj në festivale e skena të njohura ndërkombëtare”, ka bërë të ditur Gashi. /Kosova.info/