Kosova

‘Newborn’ këtë vit u kushtohet të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Është prezantuar pamja e re e obeliskut “Newborn”. Këtë vit pamjet e tij u kushtohen të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Në prezantim ishin të pranishme shumë deputete nga Kuvendi i Kosovës. Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti, vlerësoi lartë mesazhin që përçon këtë vit obelisku.

“Falënderoj Fisnik Ismailin që këtë vit ia ka kushtuar viktimave të dhunës seksuale, pasi nëpërmjet këtij obelisk do të pasqyrohet dhuna që kanë përjetuar viktimat”. Ndërsa kryeparlamentarja Vjosa Osmani, deklaroi se gratë e dhunuara do të jenë nderi ynë i përjetshëm.

“Jo vetëm ky dedikim, jo vetëm zëri ynë institucional por zëri i të gjithëve është i nevojshëm për të luftuar stigmën e dhunës, këto shkronja tregojnë saktë dhunën që kanë përjetuar viktimat e dhunës. Dëshiroj edhe njëherë të zotohemi se plaga e viktimave të dhunës do të ketë zë në vend e zë ndërkombëtar, ashtu qysh i dha zë në Kongresin amerikan, Vasfije Krasniqi. Zotohemi bashkë që Kuvendi do të kumbojë çdo ditë zërin e këtyre plagëve, duke treguar vuajtjet e grave të dhunuara nga lufta. E kemi borxh që të gjithave tua lehtësojmë dhimbjen grave – gratë e dhunuara do të jenë nderi ynë I përjetshëm”, deklaroi Osmani.

I pranishëm ishte edhe vëllai i Vasfije Krasniqit, i cili ftoi për mbështetje ndaj viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, më e pakta është që këto gra të kenë turp, ne si shoqëri duhet të kemi turp që kemi bërë pak për këtë kategori. Rushiti, Osmani bashkë me shumë deputete të Kuvendit vendosën lule tek monumenti “Heroinat”.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483