Kombëtare

New York Times: KE do të organizojë konferencën e donatorëve pas tërmetit në Shqipëri

Komisioni Evropian njoftoi se vendet anëtare janë pajtuar të zhvillojnë në muajin janar, në Shqipëri, një konferencë donatorësh për të ndihmuar vendin ballkanik në procesin e rindërtimit, pas një tërmeti që shkaktoi vdekjen e 51 personave në fund të nëntorit.

Siç shkruan prestigjiozja amerikane The New York Times, transmeton Kosova.info, presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen ofroi angazhimin e bllokut për “periudhën e gjatë të rindërtimit”.

Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë Rihter la më shumë se 14 mijë të pastrehë dhe dëmtoi më shumë se 14 000 ndërtesa. Një numër inxhinierësh ndërtimi janë duke përcaktuar ndërtesat ku mund të banohet ende.

Shqipëria ka kërkuar ndihmë financiare ndërkombëtare për rindërtimin që ajo ka premtuar ta përfundojë deri në fund të vitit 2020. Qeveria ka dhënë deri tani 13 miliardë lekë (117 milionë dollarë) për këtë proces.

Gjithashtu, prokurorët dhe policia në qytetin e Durrësit thanë se kishin arrestuar nëntë persona me dyshimin për ndërtime të paligjshme dhe abuzim me detyrës.

Cilësia e dobët e ndërtimeve besohet të jetë arsyeja pse shembja e ndërtesave shkaktoi 23 viktima në qytetin e Durrësit. 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.