Bota

New York City: Shkencëtarët të shqetësuar nga varianti i ri i koronavirusit

Dy ekipe të veçanta studiuesish thanë këtë javë se kanë gjetur një variant të ri shqetësues të koronavirusit në New York City që mbart mutacione që e ndihmojnë atë të shmangë përgjigjen imune natyrale të trupit.

Studiuesit e kanë quajtur variantin B.1.526.

Ai është shfaqur te njerëzit e prekur në lagje të ndryshme të New York City, thanë ata, dhe është “e shpërndarë në Verilindje”.

Një prej mutacioneve në këtë variant shfaq të njëjtin ndryshim me variantin e parë në Afrikën e Jugut, i njohur si B.1.351.

Duket se shmang disi përgjigjen e trupit ndaj vaksinave gjithashtu.

“Ne vëzhguam një rritje të qëndrueshme të shkallës së zbulimit nga fundi i dhjetorit deri në mes të shkurtit, me një rritje alarmante në 12.7% në dy javët e fundit”, shkruan ekipi, në Qendrën Mjekësore të Universitetit Columbia, në një raport.

Ka një numër në rritje të varianteve që kanë lindur në SHBA, e cila ka pasur më shumë raste të koronavirusit, rreth 28 milion dhe ku përhapja është ende intensive, shkruan CNN.

Mutacioni në këtë variant që shqetëson më shumë studiuesit i jep virusit aftësinë për të kapërcyer disa nga përgjigjet imune të trupit, si dhe trajtimet me antitrupat e vaksinave.