Neuer nën hetime për shiritin e kapitenit me ngjyrat e ylberit

Federata Gjermane e Futbollit (DFB) mund të gjobitet për shkak të shirit të kapitenit Manuel Neuer që ishte shumëngjyrësh si ylberi.

Goal dhe SPOX transmetojnë lajmin e RTL dhe NTV se UEFA ka nisur një hetim ndaj DFB-së lidhur me shiritin e portierit gjerman.

Neuer e ka mbajtur shiritin me ngjyrat e ylberit për ta mbështetur komunitetin LGBT+ gjatë “Muajit të nderit”, mirëpo UEFA e konsideron si qëndrim politik.

Gardiani i Die Mannschaft e ka mbajtur shiritin shumëngjyrësh gjatë ndeshjeve të ‘Euro 2020’ kundër Francës dhe Portugalisë. Po ashtu, e ka bartur edhe në ndeshjen miqësore ndaj Letonisë.

UEFA e konsideron një simbol politik dhe i ka ndaluar veprimet e tilla nga lojtarët dhe skuadrat.

Hetimi i trupës evropiane të futbollit ndaj Federatës Gjermane vjen menjëherë pas kritikave që ka marrë UEFA lidhur me mungesën e mbështetjes ndaj komunitetit LGBT+. 

Go to TOP