Bota

Netanyahu pas humbjes së pushtetit: Do të kthehemi më shpejt sesa mendoni

Benjamin Netanyahu ka reaguar pas votimit të qeverisë së re duke thënë se do të kthehen dhe më shpejt se të tjerët mendojnë.

Tutje, Netanyahu thotë se kjo sonte nuk është një natë e lehtë për miliona qytetarë izraelitë duke iu bërë thirrje që “mos lejoni që shpirti juaj të bjerë”.

“Është një mbrëmje pushimesh në studiot televizive, por nuk është një mbrëmje e lehtë për miliona qytetarë izraelit. Ju bëj thirrje: mos lejoni që shpirti juaj të bjerë. Ne do të kthehemi dhe më shpejt sesa mendoni”, ka shkruar Netanyahu në llogarinë e tij në Twitter, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se Izraeli është bërë me qeveri të re, ku Kryeministër i ardhshëm do të jetë Naftali Bennet.

Ndërsa mijëra qytetarë izraelitë janë duke festuar në sheshin Rabin në Tel Aviv pas zgjedhjes së qeverisë së re në Izrael dhe rrëzimit të Benjamin Netanyahut nga pushteti 12-vjeçar.