SPORT

Nesër, shorti i Evropianit në të cilin synon të marr pjesë Kosova

Nesër do të tërhiqet shorti për fazën grupore të kampionatit evropian që zhvillohet verën e vitit të ardhshëm. Shorti do të tërhiqet nga ora 18:00 në Bukuresht, ka njoftuar UEFA të premten.

Në këtë evropian synon të marr pjesë edhe Kosova. Pasi dështoi përmes kualifikimeve të rregullta, Kosova kërkon të kualifikohet përmes plejofit të Ligës së Kombeve, transmeton Koha Ditore,

Më 26 mars, Kosova takohet në udhëtim me Maqedoninë Veriore, ndërsa nëse fiton më 31 mars takohet me Gjeorgjinë apo Bjellorusinë në ndeshjen vendimtare. Kosova është në plejofin e Ligës D të Ligës së Kombeve.

Fituesi i plejofit të Ligës D do të jetë në grupin C apo F. Në grupin D janë Ukraina e Holanda, ndërsa ndeshjet do të luhen në Amsterdam e Bukuresht.

Ndeshjet e grupit F ku garon Gjermania, luhen në Mynih e Budapest. Nëse eventualisht kualifikohet, Kosova nuk do të jetë në grup me Bosnjë-Hercegovinën, Serbinë e Rusinë.

Por nuk do të ketë kufizime pas fazës grupore, përkatësisht në fazën nokaut. Këtë e ka bërë të ditur UEFA të premten kur ka dhënë më shumë detaje për shortin. Euro 2020 nis më 12 qershor në Romë. Finalja është më 12 korrik në “Wembley”.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483