SPORT

Nesër sfidat e pesta, përcaktohen finalistët e “play-offit”

Nesër do të zhvillohen ndeshjet e pesta të “play-offit” të FIVE STAR Superligës së Kosovës në basketboll, ku do të vendoset se kush do të kualifikohet në finalen e madhe.

Takimet mes Ponte Prizrenit dhe Pejës dhuruan emocione të mëdha, me basketboll të bukur e aksione atraktive, kurse të martën adrenalina do të rritet në maksimum në sfidën vendimtare mes këtyre dy skuadrave.

Pejanët e kishin fituar takimin e parë 92:100, kurse më pas prizrenasit fituan 112:111, në një përballje dramatike, derisa sfida e tretë përfundoi me fitoren e Verdhezinjve 108:85, ndërsa e fundit 62:88 në të mirë të prizrenasve.

Edhe dueli tjetër Rahoveci – Golden Eagle Ylli po pritet me interesim të madh.

Derbi regjional ka qenë shumë interesant në vitet e fundit, kurse përballja e pestë do të vendosë se kush shkon në finale.

Më vend për gabime nuk ka dhe kush gabon eliminohet.

Takimin e parë e fituan rahovecasit 69:66, derisa të dytin therandasit 62:70, e po ashtu edhe takimin e tretë 77:68, kurse përballjen e fundit e fituan Vreshtarët 66:69. /Gazeta Express/

Orari

E martë

17:00 Ponte Prizreni – Peja

20:15 Rahoveci – Golden Eagle Ylli