Kombëtare

Nesër një pjesë e Fushë Kosovës 12 orë pa rrymë

KEDS-i ka njoftuar se për shkak të punimeve, një pjesë e Fushë Kosovës të martën do të mbes pa rrymë për 12 orë.

KEDS njofton se ka paraparë për nesër të bëhen punime intensive si pjesë e investimeve që po bën në Fushë Kosovë.

Në vazhdën e saj, është i detyruar të bëjë shkyçjen e daljes Apollonia, nesër, pra të martën nga ora 9:00 deri në ora 21:00.

“Në këtë dalje ka një numër të madh të konsumatorëve. Por, KEDS po e bën këtë për përfitime afatgjata të konsumatorëve dhe për shkak të specifikës së punimeve nuk ka ndonjë alternativë tjetër. Kompania i siguron konsumatorët që do të bëjë maksimumin që të kryhet sa më shpejt”, thuhet në njoftim.

KEDS është duke investuar fuqishëm në rrjetin e tensionit të mesëm në atë pjesë, duke përfshirë linjën 35 kilovot.

Kjo, pasi kjo pjesë e Fushë Kosovës është zona me rritjen më të madhe në nivel vendi. Si rrjedhojë, vazdhimisht janë paraqitur mbingarkesa të cilat kanë pasur për pasojë ndërperjet e dhunshme të energjisë elektrike.

Deri tek këto mbingarkesa ka ardhur pasi kapacitetet transmetive të KOSTT-it, pra të Tensiont të Lartë janë të pamjaftueshme. Por, për shkak se kjo kompani nuk po investon, atëherë këtë është detyruar ta bëjë KEDS-i në mënyrë që të mos këtë ndërprerje të vazhdueshme apo pamundësi për furnizim me energji elektrike.

Investimi është në përfundim e sipër dhe pritet të përfundohet sivjet.

Detaje teknike:

Në  TS 110/ 35/10kV Prishtina 1  do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Nr J21 -Apollonia  (Kodi:10000013)  prej orës 09:00-21:00.

Vendet: Agani, Emajliku, Universiteti AAB, Agron Gashi “Fabrika e Xhamit”, Shtypshkronja Dinor, Cima SHPK, NTP Tregtia Apollonia, Adriatik Azemi- Britani homes, Alban Osmani-Britani Homes, Grajqevcët, Tregtia Bedri Prishtina, Tregtia Novosella, Lulzim Tafa-Model Sllovenia, Tregtia, Tregtia-Apollonia dhe  Arditi Group.