Kombëtare

Nesër nis dezinfektimi i rrugëve dhe hapësirave publike në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër fillojnë me aksionin e dezinfektimit të rrugëve dhe hapësirave publike, për herë të dytë në Prishtinë.

Komuna e Prishtinës bën të ditur se aksioni do të realizohet në dy mënyra.

“Duke bërë larjen e thellë të rrugëve me cisterna, si herën e parë. Fillojmë me rrugët parësore dhe vazhdojmë me kategoritë tjera. Duke bërë dezinfektimin e hapësirave publike dhe mobilerisë urbane (ulëseve, shportave, shtyllave etj.) përmes pompave të krahut. Ky dezinfektim është pjesë e masave mbrojtëse të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së coronavirusit. Kurse, qytetarët i lusim që t’i shmangin maksimalisht daljet”, thuhet në njoftim.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 170 persona me coronavirus, 24 prej tyre janë shëruar kurse katër kanë humbur jetën.