Kosova

Nesër në Kosovë parashihet mot kryesisht vranët

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin që do të mbajë nesër në Kosovë.

IHMK-ja thotë se do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.

“Vranësirat në pjesën e dytë të ditës parashihen të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Tutje, IHMK-ja thotë se do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-7m/s.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.