Kosova

Nesër mot me shi në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur përmes një komunikate për media se nesër në Kosovë do të mbajë mot me shi.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin shi i përcjellë edhe me zbrazje elektrike”, thotë IHMK.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindje me shpejtësi 1-9m/s.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483