Kombëtare

Nesër mbyllet për qarkullim rr. “Gazmend Zajmi”

Për shkak të punimeve të shtresës finale të asfaltit, rrugët “Gazmend Zajmi”, “Ali Pashë Tepelena” dhe “Karl Gega” do të mbyllen për qarkullim, prej ditës së enjte, 22 tetor nga ora 07:30 deri të premten 23 tetor në orën 18:00.

“Ju lusim që qarkullimin e juaj të e planifikoni bazuar në këtë njoftim dhe që gjatë kësaj kohe të i shfrytëzoni rrugët alternative. Ju faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin!”, thuhet në komunikatën për media të Komunës së Prishtinës. /Kosova.info/