Kosova

Nesër mblidhet Kryesia për të caktuar seancën e jashtëzakonshme për mosheqje të taksës

Të premten do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Sipas njoftimit për media, mbledhja do të mbahet për të caktuar kohën e seancës së jashtëzakonshme e cila është kërkuar nga 41 deputetë lidhur me mosheqjen e taksës.

Mbledhja do të mbahet në Kuvendin e Kosovës në orën 14:00.