Kosova

Nesër kabinetin qeveritar e pret një mbledhje e gjatë

Këtë e paralajmëroi vet Kryeministri Albin Kurti. Temë qendrore e diskutimit e kësaj mbledhjeje qeveritare pritet të jetë: programi qeverisës dhe implementimi i tij…

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka kërkuar nga i gjithë kabineti qeveritar që të shtunën të kenë të lirë pasi do të mbajnë mbledhje gjithëditore.

Kurti bëri të ditur se në këtë mbledhje gjithëditore draft programin qeverisës të përgatitur nga Zyra e planifikimit strategjik ta shndërrojmë në version përfundimtar të programit qeverisës, në një plan të punës dhe aksionit.

“Kisha theksuar rëndësinë e mbledhjes së nesërme që kemi e cila është mbledhje gjithëditore që draft programi qeverisës të përgatitur nga Zyra e planifikimit strategjik ta shndërrojmë në version përfundimtar të programit tonë qeverisës, në një plan të punës dhe aksionit, me të cilin do ta realizojmë orientimin e ri të Qeverisë së Republikës së Kosovës, votuar më 3 shkurt të këtij viti në Kuvendin e Republikës”, tha ai, raporton Telegrafi.

Kurti më tej shtoi se “Është mirë që të gjithë ministrat, i gjithë kabineti dhe dy zëvendëskryeministrat gjithë ditën e nesërme ta lënë të lirë për këtë mbledhje shumë të rëndësishme”. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//azoaltou.com/afu.php?zoneid=3473483