LAJMET

Nesër fillon mësimi i kombinuar për nxënësit e klasave 7, 8, 9 dhe 11, 12

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, ka njoftuar se nga nesër do të fillojë mësimi i kombinuar edhe për klasat 7, 8, 9 dhe 11, 12. Ka thënë se udhëheqësit e shkollave mund të vendosin ndryshe nëse vlerësojnë se ka rrezik nga COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur në një njoftim në Fb. Aty iu ka bërë thirrje të gjithëve për kujdes.

“Nga nesër (21 shtator 2020), do të kthehen në shkollë me mësim të kombinuar edhe nxënësit e klasave 7, 8, 9 dhe 11, 12, përveçse nëse menaxhmenti i shkollës dhe task forca e secilit institucion, pasi të ketë vlerësuar situatën, mund të vendosin për ndonjë skenar tjetër, në mënyrë që të respektohen strikt rregullat e Udhëzuesit për organizimin e mësimit në kushte pandemie”, ka njoftuar Ministri Likaj.

“Nxënës të dashur, ju lutem që të jeni të vëmendshëm dhe të respektoni rregullat dhe rekomandimet për mbrojtje nga COVID-19. Ju lutem, po ashtu, prindërve që të flasin më shpesh me fëmijët e tyre, në mënyrë që kjo situatë e re për gjithë botën, të jetë më e lehtë dhe të kalojmë sa më shpejt në normalitet”, ka shtuar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//azoaltou.com/afu.php?zoneid=3473483