SPORT

Nëse Xavi bëhet trajner i Barcelonës, kështu do të dukej 11-shja që do të hidhte në fushë!

Barcelona që nga viti 2015 nuk ka arritur të fitojë Champions Leaguen.

Skuadra katalunase ka humbur ndër vite lojtarë të rëndësishëm siç janë Andres Iniesta e Xavi Hernandez, dy fantazistët e mesfushës së tyre.

Së fundmi tabloidi britanik “The SUN” ka zbuluar si do të dukej formacioni i mundshëm i Barcelonës me trajner Xavi Hernandez.

 “Ata kanë nevojë vetëm për tre anësor, sikurse Bayerni. Nuk kanë nevojë për shumë lojtarë, ndoshta Jadon Sanchon, Serge Gnabryn dhe Neymarin”, kishte thënë Xavi.

Nëse spanjolli merr drejtimin e kampionit të La Liga-s, atëherë formacioni i tyre do të dukej i frikshëm.

Formacioni i mundshëm i Xavit te Barcelona: Ter Stegen, Sergio Roberto, Gerard Pique, Christian Lenglet, Jordi Alba, Arthur Melo, Frenkie de Jong, Serge Gnabry, Lionel Messi, Neymar, Jadon Sancho.

Image