Kosova

Nëse NISMA e kalon pragun ja sa deputetë i humb Vetëvendosje

Koalicioni Nisma Socialdemokrate-Aleanca Kosova e Re do t’i sigurojë 6 ulëse në Kuvendin e Kosovës nëse e kalon pragun me 5.02 për qind të votave të fituara.

E me kalimin e pragut zgjedhor nga koalicioni Nisma-AKR do të dëmtohen edhe subjektet e tjera politike sa i përket ulëseve në Kuvend.

Një nga partitë që do të preket më së shumti nga hyrja potenciale e koalicionit Nisma-AKR në Kuvend është Lëvizja Vetëvendosje, e cila do t’i humbte dy ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Nga 32 ulëse që merr  nga 100 për qind të votave të numëruara nga KQZ, Vetëvendosje do të ketë vetëm 30 ulëse në Kuvend nëse Nisma-AKR kalon pragun.

Sot Paneli Zgjehdor për Ankesa dhe Parashtresa  ka  aprovuar kërkesën e Nismës Socialdemokrate për anulimin e  3100 votave të ardhura nga Serbia.

Gjithashtu PZAP ka urdhëruar KQZ-në  të rikthejë në rinumërimin edhe 1472 vendvotime.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.